Lidhje

Varr i ri masiv në Bosnje Hercegovinë - 2004-06-16


Trupat e të paktën dhjetë myslimanëve të Bosnjes të vrarë gjatë masakrës së Srebrenicës në vitin 1995, u nxorrën nga një varr masiv, i zbuluar nga autoritetet e serbëve të Bosnjes.

Gërmimet me ekskavator filluan dje në afërsi të fshatit Sandici në lindje të Bosnje-Hercegovinës.

Varri masiv është një nga më shumë se 30 të tillët që serbët e Bosnjes kanë paraqitur në një raport të publikuar javën e kaluar lidhur me vrasjet në Srebrenicë.

Në raport pohohet për të parën herë se forcat serbe vranë mijëra myslimanë në afërsi të Srebrenicës në vitin 1995, një masakër që qeveria e serbëve të Bosnjes gjithmonë e kishte mohuar.

Komisioni i Myslimanëve të Bosnjes për Personat e Zhdukur thotë se varret e zbuluara japin një besueshmëri të thellë për masakrën. Gati 8 mijë myslimanë u vranë pas sulmit të serbëve në Srebrenicë.

//rd//

XS
SM
MD
LG