Lidhje

Irak: sot dy të vrarë nga radhët e forcave kryengritëse - 2004-06-18


Ministri i Mbrojtjes i Irakut paralajmëroi se qeveria e përkohëshme do të marrë masa të rrepta ndaj kryengritësve dhe terroristëve që përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit. Ministri Hazim al-Shaalan u tha sot gazetarëve se, në se është e nevojshme, ne do t'ua presim atyre duart dhe koken.

Dje, Ministri i Brendshem irakian, tha se do të shqyrtonte mundësine e vendosjes se ligjit te luftes, ne se është e nevojshme per te ndalur dhunën. Ai i bëri këto komente ndërkohe qe kete muaj ka patur shume raste me dhune: 20 sulme me bombe.

Në dy sulme të vecanta qe u zhvilluan dje ne Bagdad dhe ne veri te qytetit, u vrane 41 vete dhe u plagosen me teper se 100 te tjere.

Ndërkohe, ne verilindje te Bagdadit, prane Bakubes, forcat kryengritese u perleshen sot me forcat amerikane per te dyten dite me radhe. Dy nga kryengritesit u vrane. Ndërsa në qytetin jugor të Nasirise, gjatë një shpërthimi gjatë natës u plagosen të paktën tre policë irakianë.// lk //

XS
SM
MD
LG