Lidhje

Statuja e Lirisë pritet të hapet këtë verë për vizitorët - 2004-06-18


Në Nju Jork, Statuja e Lirisë, e njohur në të gjithë botën si një nga simbolet më të spikatura të lirisë, qendron e mbyllur për vizitorët që nga shtatori i vitit 2001 për arësye sigurimi dhe nevojën e riparimeve. Por Shërbimi i Parkut Kombëtar po planifikon ta çelë këtë verë përsëri për turistët dhe në kuadër të këtyre përgatitjeve, punonjësit civilë të Shërbimit të Parkut Kombëtar po aftësohen për t’u përgjigjur në rast të një sulmi terrorist. Korrespondentja jonë,

Disa dhjetra punonjës të Shërbimit të Parkut Kombëtar që punojnë tek Statuja e Lirisë, po mësojnë se si të mbrojnë këtë thesar kombëtar në raste fatkeqësish apo sulmesh terrroiste. Gjatë një serie provash, ata u ndanë në skuadra për të prktikuar shuarjen e një zjarri të vogël.

Në stërvitje përfshihen gjithashtu operacione kërkim-shpëtimi dhe rifreskim të teknikave të ndihmës së shpejtë. Në një stacion, vullnetarët mësuan si të shpëtonin një person, trupi i të cilit është mbuluar pjesërisht nga rrënojat e një ndërtese. Kevin Morrisey shpjegon metodën.

Disa nga instruktorët janë punonjës parku, detyra kryesore e të cilëve është shpjegimi i historisë së statujës së lirisë për vizitorët. Të tjerë shesin ushqime dhe suvenire në shitoret e kioskat e parkut. Andrea Boney, thotë se ndjehet më e përgatitur.

“Menjëherë pas 11 shtatorit, ashtu si ndoshta amerikanë të tjerë, ndjejesha aq e pafuqishme në lidhje me atë që kishte ndodhur, por pas këtij kursi kam besimin se, po të ndodhë diçka, jam në gjendje të jap ndihmën time”, thotë zonja Boney.

Masat e sigurisë përreth monumenteve përbëjnë një shqetësim kryesor për Shërbimin e parkut Kombëtar dhe statuja e Lirisë mund të thuhet se është simboli më i spikatur i lirisë dhe demokracisë amerikane. Statuja ndodhet në një ishull, shumë pranë ishullit Ellis - porta nga kanë hyrë miliona imigrantë gjatë shekullit të kaluar.

Zyrtarët thonë se, në përpjekje për të hapur përsëri për vizitorët pjesën e brendshme të statujës 45 metra të lartë në fund të muajit korrik, apo në fillim të gushtit, po bëjnë një numër përmirësimesh përreth Statujës së Lirisë, përfshirë ato në sistemet e zbulimit të zjarrit dhe në shenjat për daljet në raste urgjencash.

Kapiteni Martin Zweig i Policisë së Parqeve thotë se statuja e Lirisë do të jetë shumë më e sigurtë se para 11 shtatorit 2001.

Por shumë nga masat shtesë të sigurisë nuk kanë përfunduar ende. Ky projekt që ka ngjallur reagime të ndryshme, ka kushtuar më shumë se 7 milionë dollarë.

Zyrtarë të Shërbimit të Parkut Kombëtar thonë se, me t’u çelur, Statujën e Lirisë, mund ta vizitojnë deri në 1 milionë turistë në ditë.

XS
SM
MD
LG