Lidhje

Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë shtetasit e tyre të largohen nga Arabia Saudite - 2004-06-18


Qeveria saudite transmetoi fotografi tronditëse të terroristëve të al-Kaidës që ajo thotë se ishin përgjegjës për ekszekutimin me prerje koke të kontraktorit amerikan, Paul Johnson.

Zyrtarët sauditë të sigurisë thonë se kanë vrarë Abdulaziz al-Mokrinin dhe tre bashkëpunëtorë të tij gjatë një shkëmbim zjarri në kryeqytetin Riad. Al-Mukrini dyshohej si udhëheqësi i një celule të al-Kaidës që mori përgjegjësinë për vrasjen e zotit Johnson.

Ambasadori amerikan në Riad, James Oberweter, tha se autoritetet saudite bënë ç’ishte e mundur për të shpëtuar zotin Johnson dhe se kishin bashkëpunuar plotësisht me zyrtarët amerikanë.

Ambasadori Oberweter e cilësoi Abdul Aziz Mukrin si një nga terroristët më të egër në gadishullin arabik. Zoti Johnson ishte amerikani i tretë që vritet në Arabinë Saudite brenda dy javësh.

Dhe pas paralajmërimeve për sulme të tjera, Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje amerikanëve të largohen nga Arabia Saudite. //kk//

XS
SM
MD
LG