Lidhje

Partnerë për liri në Irak - 2004-06-19


Vetëm disa ditë para rimarrjes së sovranitetit në vendin e tyre, autoriteteve irakiane tanimë u është dorëzuar rreth 60 përqind e pushtetit. Autoriteti i Përkohshëm i Koalicionit në Irak njofton se 15 nga 26 ministritë irakiane udhëhiqen nga udhëheqës irakianë. Të gjitha qeveritë vendore irakiane funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe gati 90 përqind të komunave irakiane kanë këshillat e tyre. Kalimi i pushtetit në Irak, ka thënë presidenti Bush, po dërgon një mesazh në mbarë rajonin, nga Damasku deri në Teheran. Populli irakian, theksoi presidenti, ka shënuar arritje të mëdha dhe ata po shërbejnë dhe po sakrifikojnë për të ardhmen e tyre.

Është e qartë se e ardhmja e afërt nuk do të jetë e lehtë. Zëvëndës drejtori i operacioneve të kolicionit në Irak, gjenerali Mark Kimmit thotë se një numër grupesh dëshirojnë të shohin dështimin e demokracisë në Irak.

“Ata dëshirojnë ta shohin këtë vend të kthehet ndoshta mbrapsht nën një regjim autoritar si ai i Sadam Husenit apo ndoshta nën një regjim ekstremist siç kemi parë në shumë vende si Afganistani nën regjimin Taleban. Në se parimi është ky, atëhere ngrihet pyetja: kush do ta mbrojë popullin irakian, fëmijët dhe familjet irakiane nga këto kërcënime.”

Gjenerali Kimmit thotë se koalicioni do të punojë krah për krah me qeverinë irakiane deri sa të bëhet realitet objektivi e aspak më gjatë.

“Ne sigurisht që presim që me forcimin e vazhdueshëm të forcave irakiane, nevoja për praninë e forcave të koalicionit, të forcave ndërkombëtare do të jetë gjithmonë e vogël. Ne sigurisht që e kuptojmë se një ditë, forcat e sigurimit të Irakut do të jenë të afta të marrin përsipër të gjitha përgjegjësitë. Dhe atë ditë nuk do të ketë nevojë për forcat e koalicionit.”

Është partneriteti i forcave të koalicionit me forcat e sigurimit të Irakut që do të sigurojë qytetarët irakinë gjatë këtyre kohërave të vështira. “Vrasësit do të dështojnë, thotë presidenti Bush dhe populli irakian do të jetojë në paqe.” //IB

XS
SM
MD
LG