Lidhje

Udhëheqësit e BE-së përshëndesin marrëveshjen për kushtetutën e re - 2004-06-19


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian përshëndetën marrëveshjen historike të 25 vendeve anëtare për një kushtetutë të organizatës.

Kryeministri irlandez, Bertie Ahern, e cilësoi marrëveshjen si një arritje të madhe për Evropën. Kryeministri britanik, Tony Blair, tha se po krijohet një Evropë e re, ku vendet po bashkëpunojnë njëri me tjetrin.

Por Vatikani shprehu zhgënjim se në kushtetutë nuk përfshihet referimi për rrënjët e krishtera të Evropës.

Udhëheqësit e Bashkimi Evropian e miratuan të premten kushtetutën, e cila ka për synim ta bëjë procesin e vendim-marrjes më të efektshëm.

Por ata i dhanë fund takimit në Bruksel pa rënë dakord se kush do të zëvendësojë presidentin e Komisionit Evropian, Romano Prodi, mandati i të cilit përfundon në tetor.

Para se të hyjë në fuqi, kushtetuta duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare.//kk//

XS
SM
MD
LG