Lidhje

Libri i ri i ish presidentit Bill Klinton - 2004-06-19


Në fragmente të librit të ri me kujtime të ish-presidentit Bill Clinton, që janë bërë publike, jepen hollësi për pasojat e marrëdhënies së tij me Monika Levinskin dhe shprehen qëndrimet e tij ndaj kundërshtarëve politikë.

Në pjesë të publikuara nga agjencia e lajmeve Associated Press, zoti Clinton thotë se marrëdhëniet me Levinskin, nxorrën në pah anën më të errët të botës së tij të brendshme. Ai tha se më pas mori vesh që vuan nga prirja për vetëshkatërrim, që i ka rrënjët në fëmijërinë e tij të vështirë.

Në librin prej 957 faqesh titulluar “Jeta ime”, përshkruhen shumë përplasje politike gjatë dy mandateve të tij si president. Zoti Klinton thotë se vazhdimisht i ishte dashur t’u bënte ballë përpjekjeve të republikanëve për të minuar presidencën e tij. Zoti Klinton kujton gjithashtu se e kishte paralajmëruar Presidentin Bush, para se të fillonte detyrën për rrezikun e madh që paraqiste Osama bin Ladeni dhe al-Kaida. Ish-presidenti thotë se zoti Bush ishte përgjigjur shkurt dhe kishte ndryshuar argument.

//rd//

XS
SM
MD
LG