Lidhje

Irak: 4 marinsa amerikane vriten në afërsi të Ramadit - 2004-06-20


Një zëdhënës ushtarak amerikan në Irak tha se 4 marinsa amerikane u vrane sot në afërsi të qytetit Ramadi në perëndim të Bagdatit. Zëdhënësi tha se ata u vranë gjatë operacioneve të sigurimit dhe stabilizimit në provincën e tensionuar të Al-Anbarit.

Njoftimi bëhet pas deklaratave të dëshmitarëve për gazetarët, të cilët thanë se trupat e katër viktimave ishin gjetur pranë një objekti që po ndërtohet në Ramadi.

Ndërkohë, 4 irakianë u vranë dhe 4 u plagosën nga shpërthimi i një bombe pranë makinave me të cilat ata po udhëtonin në jug të Mosulit.

Njoftohet gjithashtu se Iraku rifilloi sot eksportimin e naftës nga jugu i vendit, pas riparimit te naftësjellesve që u dëmtuan javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG