Lidhje

Kryeministri britanik fillon fushatën për miratimin e Kushtetutës së BE-së - 2004-06-20


Kryeministri britanik, Tony Blair, filloi një fushatë për të bindur votuesit britanikë të miratojnë kushtetutën e Bashkimit Evropian.

Në një intervistë në televizionin britanik, zoti Blair tha se dokumenti i sapomiratuar do të ishte pozitiv për Britaninë dhe që i lejon qeverisë britanike të ketë nën kontroll fusha të rëndësishme si taksat, mbrojtja dhe politika e jashtme.

Kundërshtarët thonë se një gjë e tillë do të rrezikonte sovranitetin e vendit

Kushtetuta e Bashkimit Evropian do të hidhet në një referendum në Britani, që do të mbahet para afatit të ratifikimit në fund të vitit 2006. Sipas anketave, zoti Blair përballet me një betejë të ashpër.

Ndërkohë udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë angazhuar se do të vazhdojnë me planet për zgjerim të mëtejshëm. Ata po zhvillonjnë në Bruksel takimin e parë që nga zgjerimi me 10 vende të reja anëtare muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG