Lidhje

Negroponte bën betimin si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Irak - 2004-06-23


Diplomati amerikan John Negroponte bëri betimin si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Irak.

Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell ishte i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar sot në Washington.

Ambasadori i ri në Irak tha se po shkon në Bagdat me misionin për ti dhënë mbështetje dhe ndihmë popullit irakian ndërkohë që vendi merr sovranitetin e plotë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë tre objektiva në Irak: të ndihmojnë irakianët të mposhtin terrorizmin, të rindërtojnë ekonominë e vendit dhe një shoqëri demokratike.

Në një intervistë për rrjetin televiziv ABC ai tha se situata në Irak nuk mund të ndryshojë brenda natës por ai do të punojë për ta çuar vendin në drejtimin e duhur.

Zoti Negroponte fillon detyrën e tij në Bagdat më 1 korrik kur Shtetet e Bashkuara përfundojnë zyrtarisht pushtimin e Irakut dhe i japin sovranitetin një qeverie kalimtare.//ii

XS
SM
MD
LG