Lidhje

Irak: ekstremistët  kërcënojnë se do të vrasin kryeministrin  Ijad Allawi - 2004-06-24


Ekstremistët në Irak dënuan anëtarët e qeverisë së përkohshme të vendit, duke i cilësuar si agjentë të Amerikës dhe kërcënuan se do të vrasin kryeministrin e përkohshëm, Ijad Allawi.

Në një kasetë që pretendohet se është regjistruar nga terroristi Abu Musab al Zarkavi i lidhur me rrjetin Al Kaida, thuhet se zoti Allawi u ka shpëtuar tashmë disa përpjekjeve për ta vrarë. Folësi thotë se irakianët që bashkëpunojnë me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, po tradhtojnë vendin e tyre.

Po të merkurën, ekstremistët bënë edhe një kërcënim tjetër ndaj zotit Allawi, duke e paralajmëruar atë që të mos shpallë ligjin e jashtëzakonshëm.

Kryeministri i përkohshëm ka kërkuar edhe ndihmën e Natos për stërvityjen e forcave irakiane të sigurimit.

Ndrëkohë, shpërthimi i një bombe shkaktoi vdekjen e dy personave në Bagdad dhe një shpërthim tjetër në Mosul la të vrarë një roje civile irakiane.

XS
SM
MD
LG