Lidhje

Presidenti Bush intervistohet nga prokurorët federal - 2004-06-24


Prokurorë federalë intervistuan Presidentin Bush në lidhje me hetimin për të gjetur personin që u dha organeve të shtypit emrin e një operativeje të CIA-s.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë thotë se kreu i hetimeve Patrick Fitzgerald i bëri sot pyetje për 10 minuta zotit Bush në Shtëpinë e Bardhë. Ai thotë se presidenti ishte së bashku me një avokat, Jim Sharp.

Nuk ka shenja që Presidenti Bush të jetë objekt i hetimit. Zëdhënësi thotë se zoti Bush ishte shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar dhe për të dhënë çdo informacion që kishte.

Një juri e madhe po përpiqet të mësojë nëse ishte një zyrtar i administratës së Presidentit Bush që kishte nxjerrë emrin e operatives së CIA-s. Një gjë e tillë mund të jetë shkelje e ligjit amerikan.

Operativja është gruaja e ish-ambasadorit amerikan Joseph Wilson, i cili ka kritikuar publikisht administratën për informacionin e zbulimit për Irakun para luftës.

//rd//

XS
SM
MD
LG