Lidhje

SHBA dhe BE premtojnë mbështetje për qeverinë e përkohshme të Irakut - 2004-06-26


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian premtuan sot mbështetje të plotë dhe të qendrueshme për qeverinë e përkohshme të Irakut, e cila do të marrë pushtetin të enjten.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Irlandë me Presidenti Bush, Kryeministri irlandez Bertier Ahern, dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi konfirmuan vendosmërinë e tyre për të ndihmuar popullin irakian.

Presidenti Bush tha gjithashtu se beson që mosmarrëveshjet rreth Irakut i përkasin së kalurës dhe se Natoja ka aftësinë dhe përgjegjësinë për të ndihmuar irakianët të përballojnë atë që ai e cilësoi si kërcënim terrorist ndaj vendit të tyre.

Në një deklaratë të përbashkët thuhet se një qeveri plotësisht sovrane në Bagdad do të punojë për ndërtimin e një vendi të lirë, të sigurt, demokratik, të bashkuara dhe të begatë. Udhëheqësit bënë thirrje për lehtësimin e barrës së borxhit irakian, premtuan të ndihmojnë forcat e sigurimit të qeverisë së re dhe theksuan nevojën për zhvillimin e zgjedhjeve në Irak brenda janarit të vitit 2005.

Pas bisedimeve në Irlandë, Presidenti Bush u nis për në Stamboll, ku do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Natos.

//rd//

XS
SM
MD
LG