Lidhje

Kush do të jetë në krye të Komisionit Evropian? - 2004-06-28


Kryeministri i Portugalisë, Jose Manuel Durao Barroso, thotë se do të njoftojë nesër nëse ka në plan të pranojë emërimin për postin më të lartë të Komisionit Evropian.

Zoti Barroso tha sot në Stamboll, ku po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s, se po shqyrton kërkesën e Kryeministrit të Irlandës, Bertie Ahern, për të kryesur degën ekzekutive të Bashkimit Evropian në raundin e ardhëshëm.

Zoti Ahern, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, tha dje se zoti Durao Barroso, duket se ka mbështetje të përgjithëshme nga kryetarët e shteteve të Bashkimit për të kryesur komisionin.

Në fillim të këtij muaji, udhëheqësit e Bashkimit Evropian hodhën poshtë më shumë se 5 kandidatura për pasuesin e presidentit të tanishëm Romano Prodi, i cili largohet nga ai post më 31 tetor.

XS
SM
MD
LG