Lidhje

Senatori Lugar: Kandidatët e mundshëm të Natos të marrin përgjegjësi të reja - 2004-06-29


Kryetari i Komisionit të Senatit amerikan për marrëdheniet me jashtë Richard Lugar u bëri thirrje vendeve të Natos të lenë mënjanë mosmarrevëshjet rreth Irakut dhe të angazhohen ndaj sfidave të reja me të cilat Aleanca pritet të përballet ne shekullin e 21. Gjatë takimeve me udhëheqës dhe ekspertë të Natos në Stamboll, ai parashtroi vizionin e tij rreth këtyre sfidave të reja. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai foli gjithshtu rreth vendeve që aspirojnë të pranohen ne aleancë në një periudhë të ardhëshme. Senatori Lugar tha se kandidatët e mundshëm duhet të përgatiten të marrin përsipër përgjegjësi të reja që shoqërojnë anëtarësimin. Ai iu referua Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, tre vendeve ballkanike që po bëjnë përpjekje për të plotësuar një numër standadesh konkrete të cilat mund ti cojnë drejt anëtarësimit në Aleancë. Senatori Lugar është një mbështetës aktiv i politikës së dyerve të hapura të Natos.

Zëri i Amerikës: Zoti senator, ju parashtruat vizionin tuaj për riorientimin e Natos drejt rajonit të gjerë të Lindjes së Mesme. A nënkupton kjo se një tjetër zonë delikate e botës sic është Ballkani po lihet jashtë vemendjes.

Senator Lugar: Jo. Unë shpreha mendimin se në Ballkan ne duhet ti përdorim me efektivitet trupat që ndodhen atje. Unë përmenda konkretisht Kosovën ku ndodhen rreth 19 mijë trupa por ku vetëm 6 mijë trupa janë të afta të plotësojnë misionin sepse 13 mijë të tjerat kanë udhëzime të posacme nga vendet e tyre që të mos ndërhyjnë në grindjet etnike. Mendoj se kjo përbën një problem të madh. Prandaj, pasi të kemi zgjidhur këtë problem atëhere do të jemi në gjendje ti përdorim forcat me efektivitet. Po kështu edhe me mbështetjen logjistike të këtyre forcave. Materialet logjistike për këto forca nuk duhet të mbeten nën kontrollin e shteteve të vecantë por të përdoren nga Natoja në mënyrë kolektive sepse vetëm kështu efektiviteti do të jetë shumë më i madh. Përsa i përket nivelit të trupave në Kosovë, nuk më duket se administrata e Shteteve të Bashkuara është e interesuar të minojë suksesin e arritur në Ballkan duke i tërhequr trupat para kohe.

Zëri i Amerikës: Tre vende, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia shpresojnë të pranohen në Nato në raundin tjetër të anëtarësimeve, ndoshta aty nga viti 2006 ose 2007. Cili është mësazhi juaj për këto vende.

Senator Lugar: Secili prej këtyre tre vendeve po punon sipas modelit të një aktiviteti që shtetet të cilat u pranuan para tyre e konstatuan me rëndësi dhe madje të domosdoshëm për anëtarësimin. Nuk dua të jap gjykime për atë që kanë arritur këto vende në rrugën drejt anëtarësimit por që të pranohen, këto shtete duhet të kenë plotësuar kushtet e kërkuara nga të gjitha vendet anëtare dhe ky nuk është një proces i lehtë. Secili raund pranimesh ka qenë mjaft i gjatë për vendet që kanë kërkuar të anëtarësohen. Por në të njëjtën kohë këto vende duhet të jenë të afta të kontribuojnë për aleancën. Institucionet e tyre duhet të përputhen plotësisht me standardet e demokracisë, të lirisë dhe të të drejtave të njeriut, me ato të mbojtjes së të drejtave fetare dhe të gruas. Pra janë një sërë faktorësh dhe këto vende po përpiqen ti zbatojnë dhe të realizojnë stabilitetin politik, të tregojnë se kanë karakteristikat që kërkohen për anëtarësimin në Nato. Përsa i përket vitit se kur do të pranohen ato, më 2005, 2006 ose 2007, kjo do të varet nga përparimi që do të ketë bërë secili prej tyre dhe nga gjykimi i anëtarëvë të tjërë të Natos.

Zëri i Amerikës: Disa njerëz në këto vende madje edhe zyrtarë, e shikojnë anëtarësimin në Nato thjesht në kuptimin e asaj që mund të përfitojnë nga aleanca se sa në kuptimin e asaj që mund të kontribuojnë për aleancën. Cili është mëndimi juaj.

Senator Lugar: Kjo është e vërtetë. Gjatë raundit të kaluar të pranimeve në Nato, shumë prej nesh, përfshirë edhe veten time, vizituam disa herë secilin nga vendet që aspironin të pranoheshin. Ne biseduam me ta hapur, mbajtëm konferenca shtypi, biseduam me partitë politike, jo duke dhënë gjykime por thjesht duke u treguar atyre se cfarë kontributesh kërkohen nga anëtaret e Natos, cfarë kontributi japin Shtetet e Bashkuara, cfarë drejtimi mund të marrë Natoja përsa u përket misioneve jashtë zonës së saj tradicionale, cfarë nënkupton terrorizmi e të tjera. Një publik i informuar i shërben anëtarësimit. Por do të ishte shumë për të ardhur keq kur një qeveri sot është entusiaste për pranimin në Nato dhe më pas konstaton se popullata nuk është dhe aq entusiaste. Kjo nuk funksionon. Natoja është një organizatë e përhershme, në kuptimin që ne nuk kemi humbur asnjë vend anëtar gjatë 50 vjetëve sepse rëndësinë e saj e kanë kuptuar të gjithë njerëzit dhe jo thjesht nje elitë e vogël e vendit.

//rd//

XS
SM
MD
LG