Lidhje

Shqipëria intensifikon luftën kundër drogës - 2004-06-29


Në Shqipëri vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti është kapur thuajse e njëjta sasi heroine e zbuluar gjatë gjithë vitit 2003. Këto janë shifrat e një bilanci të bërë publik sot nga policia shqiptare rreth luftës kundër drogës. Për herë të parë këtë vit, policia shqiptare, në bashkëpunim dhe me prokurorinë dhe me ndihmën e drejtësisë italiane, arriti të zbulojë edhe një rrjet të trafikut ndërkombëtar të heroinës. Sot në orët e para të mëngjesit pranë kufirt me Greqinë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan 100 kg hashah

Qeveria dhe policia shqiptare kanë deklaruar se viti 2004 do të jetë viti i goditjes më të fortë dhe i mbylljes së shtigjeve të trafikut të drogës. Ky objektiv ngjan të jetë tepër ambicioz, kur dihet se rrjetet e drogës përfaqësojnë grupet më të forta edhe ekonomikisht të krimit të organizuar. Megjithatë, deri tani mund të thuhet vetëm se në krahasim me një vit më parë rezultatet janë më optimiste.

Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti janë sekuestruar mbi 100 kilogramë heroinë dhe 55 persona janë proceduar penalisht përkundrejt afër 115 kilogramë të zbuluara vitin e shkuar dhe 155 personave të proceduar. Ndërkaq, viti 2003 shënoi rekorde përsa i përket drogave të lehta ku u sekuestruan 7.5 ton mariuhanë dhe u asgjësuan mbi 150 mijë rrënjë canabis satina. Ndërsa në këto 5 muaj është kapur mbi 1500 kilogramë mariuhanë dhe janë asgjesuar mbi 1 mijë rrënjë canabis satiRasti më i freskët është ai i mëngjesit të sotëm kur policia zbuluoi në një makinë me targa Sarande pak përpara se ajo të kalonte kufirin me Greqinë, 100 kilogram mariuhanë e presuar. Dy persona u arrestuan ndërsa tre të tjerë mundën të largoheshin dhe janë në kërkim. Bashkë me ta rezulton të jetë i përfshirë edhe një punonjës policie.

Një fenomen i ri që është shfaqur këtë vit është dhe zbulimi i rasteve të kultivimit të bimës së opiumit, e cila përdoret dhe si lëndë bazë për prodhimin e heroinës.

Për herë të parë pas zbulimit të grupit të kokainës, policia shqiptare në bashkëpunim me prokurorin dhe më ndihmën e drejtësisë italiane arriti të zbulojë një rrjet të trafikut ndërkombëtar të heroinës. Katër persona u arrestuan javën e shkuar, ndërsa mbrëmë policia njoftoi arrestimin e një tjetër të akuzuari për trafik droge, Mirel Beqiri i cili sipas saj ka lidhje me të njejtin rrjet. Ky grup i trafikut e shtrinte veprimtarinë në pesë qytete ku bënte magazinimin e heroinës e cila më pas nëpërmjet portit të Shëngjinit e transportonte atë drejt Italisë.

Një tjetër grup i trafikut të drogës u zbulua po javën e shkuar në qytetin e Fierit ku u arrestuan tre persona dhe u sekuestrua 1 kilogram heroinë.

Një raport i Kombeve të Bashkuara për drogën i pak ditëve më parë e cilësontë Shqipërinë si vendin me të cituar si burim në Evropë nga i cili furnizohet shumica e vendeve të rajonit dhe Italia. Por Ministria e Rendit deklaroi se ky raport i referohet periudhës kohore 1992 – 2002, gjatë të cilës në Shqipëri ishte një tjetër realitet i luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe trafikut të drogës në veçanti.// lk //

XS
SM
MD
LG