Lidhje

Shkarkohen 60 zyrtarë të serbëve të Bosnjes - 2004-06-30


Ndërmjetësi kryesor ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë Paddy Ashdown shkarkoi 60 zyrtarë të sërbëve të Bosnjes, pasi ata nuk kanë mundur të arrestojnë të akuzuarin për krime lufte, Radovan Karadziç.

Paddy Ashdown thotë se ai e mori këtë vendim pasi zyrtarët nuk arritën të ndalojnë veprimtaritë kriminale, që pengojnë arrestimin e të akuzuarve nga Gjykata e Hagës për Krime Lufte.

Ndër ata që u shkarkuan përfshihen kryetari i Parlamentit të Sërbëve të Bosnjes, Dragan Kalinic dhe ministri i Brendëshëm i Rebulikës së Sërbëve të Bosnjes, Zoran Djeric. Disa anëtarë të parlamentit të serbëve të Bosnjes u larguan nga punimet në shenjë proteste.

Gjykata e Hagës e ka paditur zotin Karadzic dhe komandantin e forcave serbe, Ratko Mladic për rolin e tyre në sulmet kundër civilëve gjatë konfliktit në Bosnje në vitet 90-të.

Përmes një deklarate, Departamenti amerikan i Shtetit theksonte mbështetjen e tij të plotë për zotin Ashdown, duke venë në dukje se personat e pushuar kanë penguar Bosnjen që të përmbushë detyrimet e saj në bazë të marrëveshjes së Daytonit. Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar pasuritë e një firme serbe të Bosnjes dhe të tre zyrtarëve që kanë ndihmuar zotin Karaxhiç.

Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, u tha gazetarëve se pret që zoti Karadzic të arrestohet, ndoshta deri javën e ardhëshme. Ajo i bëri këto deklarata pasi informoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

XS
SM
MD
LG