Lidhje

Kroaci: Operacion për të nxjerrë para drejtësisë kriminelët nazistë, që janë ende gjallë - 2004-07-01


Qendra Simon Wiesenthal me seli në Shtetet e Bashkuara filloi “Operacionin Shansi i Fundit” në Kroaci.

Operacioni ka për qëllim të kapë dhe të sjellë para drejtësisë kriminelët nazistë që janë ende gjallë.

Agjenti kryesor në kërkimin për këta kriminelë, Efraim Zuroff tha dje se të paktën dy persona që kërkohen jetojnë në Kroaci. Ai e identifikoi njërin prej tyre si Milivoj Asner, ish-shef policie i qeverisë kroate që kishte lidhje me qeverinë pronaziste të Kroacisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. I dyshuari i dytë nuk u identifikua.

Zoti Zuroff tha se ia ka paraqitur çështjen kundër zotit Asner qeverisë kroate.

Qendra Simon Wiesenthal e ka filluar tashmë operacionin “Shansi i Fundit” edhe në vendet baltike, Rumani, Poloni dhe Austri, duke zbuluar afro 300 të dyshuar.

Operacioni do të fillojë të zbatohet edhe në Hungari, Argjentinë, Gjermani dhe Ukrainë në fund të vitit.

//ze//

XS
SM
MD
LG