Lidhje

Vdes Richard May, gjykatësi që kryesonte seancat e gjyqit të ish Presidentit jugosllav, Sllobodan Millosevic - 2004-07-01


Gjykatësi britanik Richard May, i cili kryesonte seancat e gjyqit të ish Presidentit jugosllav, Sllobodan Millosevic, vdiq sot në moshën 65 vjeçare.

Gjykatësi May filloi të punojë për gjykatën ndërkombëtare të krimeve të luftës në Hagë në vitin 1997. Në vitin 2002, pas hapjes së gjyqit kundër ish Presidentit jugosllav, Sllobodan Millosevic, ai kryesoi seancat e këtij procesi gjyqësor.

Ai fitoi emër për paanshmëri me përpjekjet për ta bërë ish presidentin jugosllav t’u përmbahej procedurave gjyqësore dhe jo të mbante fjalime politike në gjyq.

Millosheviçi i hap seancat e mbrojtjes së tij të hënën. Seancat do të kryesohen nga gjykatësi Patrick Robinson.//ii

XS
SM
MD
LG