Lidhje

Shkup: takim mbi problemin e armëve të lehta në Evropën juglindore - 2004-07-01


Në Shkup po mbahet një takim mbi problemin e armëve të lehta në vendet e tranzicionit në Evropën juglindore.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, organizatore e takimit, thekson nevojën për një kontroll të rreptë të eksportit të armëve dhe për pengimin e kanaleve të armëve ilegale.

Në takim marrin pjesë zyrtarë të ministrive të Mbrojtjes dhe të Rendit dhe organizata joqeveritare nga shumë vende të rajonit.

Përfaqësuesi i qendrës së OSBE-së për pengimin e konflikteve Pentti Olin tha se OSBE-ja mund të ofrojë ndihmë përmes ngritjes së vetëdijes në rajon, ndërkohë që “politika dhe kontrolli ndaj eksportit kanë nevojë për mbështetje ligjore”.

Ai nënvizoi se problemi me këtë lloj armatimi i përket tërë rajonit. OSBE bën të ditur se rajoni i Evropës juglindore mund të shërbejë si pikë-tranziti për armët në rajone të tjera si Afrika ose gjetkë dhe se trafiku në këto vende duhet të ndërpritet.//ii

XS
SM
MD
LG