Lidhje

Shpërthime të fuqishme në qendër të Bagdadit - 2004-07-01


Shpërthime të fuqishme tronditën qendrën e Bagdadit sot në mëngjes. Shpërthimet ndodhën në sheshin Firdous në qendër të Bagdadit, ku një statujë e madhe e Sadam Huseinit u rrëzua në prill të vitit të kaluar, kur ra Bagdadi. Deri tani nuyk ka pasur njoftime rreth viktimave.

Ndërkohë, dje pati akte dhune në pjesë të ndryshme të Irakut. Shpërthimi i një bombe shkaktoi plagosjen e një zyrtari të lartë të Ministrisë së Financave. Dy truproje të tij u vranë nga shpërthimi në Bagdad.

Pas disa orësh, një ushtar i koalicionit dhe dy të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe pranë një autokolone me trupa në jug të Mosulit. Edhe një marins amerikan u vra në provincën Anbar në perëndim të Bagdatit.

Të paktën 6 persona u vranë në qytetin e tensionuar irakian Falluxha gjatë një sulmi ajror amerikan. Zyrtarë të spitaleve thonë se të paktën 15 persona të tjerë u plagosën.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se trupat polake në Irak kanë gjetur deri në 17 mbushje bërthamore, që përmbajnë gazra helmues. Ai i cilësoi mbushjet bërthamore si armë që Shtetet e Bashkuara e dinin se Sadam Huseini i kishte, por nuk i kishte deklaruar.

//ze//

XS
SM
MD
LG