Lidhje

Vdiq Marlon Brando - ndër aktorët më të mëdhenj të brezit të tij - 2004-07-02


Vdiq Marlon Brando, aktori i cili e revolucionarizoi lojën në skenë dhe më pas krijoi role të tillë të mëdhenj si Don Vito Corleone në filmin ”The Godfather - Kumbari”.

Brando vdiq në moshën 80 vjeçare në një spital të Los Anxhelosit, emri i të cilit nuk është bërë i njohur. As shkaku i vdekjes nuk është bërë i njohur për arësye se ai ishte njeri mjaft i mbyllur në jetën private.

Brando u bë i fanshëm si një ndër aktorët më të mëdhenj të brezit të tij. Ai ka fituar dy herë Çmimin Oskar dhe ka patur ndikimin e vet mbi disa prej aktorëve më të mirë që pasuan, midis tyre Al Pacino, Robert De Niro dhe Jack Nicholson.

Në jetën jashtë skenës ai ishte i paparashikueshëm. Akti i tij më i famshëm i rebelimit ishte në vitin 1973, kur ai refuzoi të pranonte Çmimin Oskar si aktori më i mirë për filmin ”Kumbari”.

Ai dërgoi një grua në vend të tij, e cila lexoi një letër ku kritikohej Hollivudi për trajtimin e indianëve të Amerikës.

”Ky jam unë", tha ai në një rast. Dhe nëse do të më duhet të godas kokën pas një muri për t’i mbetur besnik vetes, jam gati ta bëj edhe këtë. Megjithëse Marlon Brando mbeti në Hollivud, ai refuzonte të bëhej pjesë e Hollivudit.

Hollësitë rreth funeralit të aktorit Marlon Brando ende nuk janë njoftuar.

//ze//

XS
SM
MD
LG