Lidhje

Padi kundër qeverisë amerikane për të burgosurit në Guantanamo - 2004-07-03


Avokatë që po kërkojnë lirimin e nëntë personave të dyshuar si terroristë, që mbahen në bazën ushtarake amerikane në gjirin e Guantanamos në Kubë, kanë depozituar një padi ku i kërkojnë qeverisë amerikane të justifikojë ndalimin e klientëve të tyre.

Juristë të Qendrës për të Drejtat Kushtetuese, një organizatë amerikane për të drejtat e njeriut, dorëzuan dje peticione në një gjykatë federale në Washington ku japin argumentat e tyre sipas së cilave ndalimet janë të paligjshme dhe jokushtetuese. Në peticione kërkohet gjithashtu që avokatët mbrojtës të lejohen të komunikojnë privatisht me të ndaluarit.

Ky veprim ligjor pason një vendim të Gjykatës së Lartë marrë të hënën, që hedh poshtë argumentin e administratës së Presidentit Bush, sipas së cilit të dyshuarit për terrorizëm mund të ndalohen ligjërisht për një kohë të pacaktuar në kohë lufte. Gjykata e Lartë deklaroi se të ndaluarit e Guantanamos kanë të drejtën t’u drejtohen gjykatave amerikane për të kundërshtuar ndalimin e tyre.

//rd//

XS
SM
MD
LG