Lidhje

Autoritetet kontrollojnë gjigandin rus të Naftës, Yukos - 2004-07-03


Hetues nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë, kontrolluan sot zyrat e gjigandit rus të naftës, Yukos dhe morrën nën kontroll kompjuterat e kompanisë.

Një zëdhënës i prokurorit tha se operacioni është pjesë e hetimeve që ende vazhdojnë ndaj kësaj firme dhe drejtuesve të saj, për mashtrime dhe mospagim taksash.

Agjencia Interfax njofton se policia e rrethoi ndërtesën e kompanisë ndërsa hetuesit vazhdonin kontrollet brenda saj.

Hetimet ndaj firmës Yukos filluan vitin e kaluar me arrestimin e drejtorit të saj Mikhail Khodorkovsky. Autoritetet e taksave i kanë dhënë urdhër firmës të paguajë gati 7 miliardë dollarë në formë taksash të prapambetura për vitet 2000 dhe 2001 dhe qeveria i ka bllokuar pasuritë e saj.

Kritikët thonë se qeveria po hakmerret për mbështetjen politike që ish drejtori i firmës i jepte partive që janë në opozitë me presidentin Vladimir Putin.

//rd//

XS
SM
MD
LG