Lidhje

Irak: qeveria studion mundësinë e një amnistie për kryengritësit - 2004-07-04


Qeveria e re e përkohshme e Irakut thotë se po shqyrton mundësinë e një amnistie për kryengritësit dhe ekstremistët në kuadrin e përpjekjeve për të ulur numrin e sulmeve të përditëshme kundër irakianëve dhe pjestarëve të koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë që u transmetua sot nga rrjeti televiziv ABC, kryeministri i Irakut Iyad Allawi tha se është i gatshëm t’u japë amnisti kryengritësve irakianë nëse ulin armët dhe eliminojnë milicitë e paligjshme.

Sipas programit të amnistisë, kryengritësve që dorëzojnë armët do t’u jepet gjithashtu ndihmë financiare për të gjetur vende pune.

Ndërkohë, policia irakiane njofton se ka arrestuar 6 persona të dyshuar si anëtarë të grupit ekstremist Ansar al-Islam, të lidhur me al-Qaidën. Policia tha se arrestimet u bënë gjatë një operacioni të përbashkët me forcat amerikane në qytetin Kirkuk të Irakut.//ii

XS
SM
MD
LG