Lidhje

100-vjeçari thyen rekordin e 100 m për mbi-100-vjeçarët - 2004-07-05


Philip Rabinovitz nga Afrika e Jugut, shkurtin e kaluar, mbushi 100 vjeç. Të djelën ai theu me gati tetë sekonda rekordin e 100 metrave për nnjëqind apo mbi-njëqindvjeçarë. Megjithatë, rekordi që ai theu të djelën në Cape Town nuk do të njihet zyrtarisht pasi një ndërprerje korrenti bëri të pamundur regjistrimin e kohës zyrtare.

Ai është pjesëtar i një klubi atletik në qytetin e tij të lindjes, Cape Town - Spartan Harriers - dhe ha hyrë në Librin Guinness si konkurruesi më i vjetër në botë në garën e ecjes.

Para vrapimit të djeshëm, ai bëri një ecje të shkurtër për nxemje.

Rekordi i vjetër për mbi-njëqindjvjeçar ishte 36 sekonda e 19 të qindat. Rabinovitz-i e kaloi vijën e finishit në 28 sekonda e 7 të dhjetat, por kjo kohë nuk do të njihet zyrtarisht për shkak se aparati elektronik për këtë punë nuk funksionoi si duhet.

Ndoshta mbi-njëqindvjeçari do të bëjë përpjekje tjetër. ”Ndjehem shkëlqyeshëm, thotë ai. Nuk e mendoja se do të mundem ndonjëherë për një gjë të tillë dhe tani që e provova - kush është me mua?!”

Zoti Rabinovitz punon në dyqanin e së bijës si llogaritar nga ora tetë deri në katër të pasdites dhe thotë me shaka se e bija ”e shfrytëzon dhe e paguan pak”.

Dieta e tij ditore përbëhet nga dy molla, çaj, ushqime me bazë drithi, perime me mish pule apo peshk dhe ajo që mund të jetë sekreti i jetëgjatësisë së tij - pije freskuese e gazuar, e përzier me një sasi strategjike pijesh alkolike. //az//

XS
SM
MD
LG