Lidhje

Ibraj: Rezultate të suksesshme të operacionit Mirazh 2004 - 2004-07-07


Mirazh 2004 ishte nje operacion i ndërmarrë në kuadër të nismës së vendeve të europës juglindore dhe ai u zhvillua njëkohësisht në 12 vende të këtij rajoni. Këtë vit ai kishte si synim goditjen e trafikut të qënieve njerëzore dhe prostitucionit.

Sot në prani të drejtorit të qendrës koordinuese me seli në Bukuresht, drejtori i përgjithshëm i policisë shqiptare Bajram Ibraj, deklaroi se Shqipëria nuk është më një vend tranziti: “Dua të rikonfirmoj edhe një herë, në prani edhe të drejtorit të qendrës rajonale të Seci-t, zotit Cakici, faktin se Shqipëria nuk është më një vend tranziti për trafikun e qenieve njerëzore dhe këtë e theme me nindje të plotë pasi për një vit nuk ka asnjë kërkesë nga vendet e tjera, si dhe nuk ka asnjë rast të evidentuar që Shqipëria të ketë shërbyer si vend tranziti”.

Drejtori i përgjithshëm i policisë i quajti të suksesshme rezultate e arritura gjatë operacionit Mirazh 2004. Ai deklaroi se në këtë operacion ishin angazhuar 1146 forca policore të cilat ushtruan kontroll në 1135 mjedise në të gjithë vendin. Si pasojë u identifikuan 107 viktima të trafikut nga të cilat 44 femra. 8 prej tyre u strehuan në qendrat e rehabilitimit. Gjatë operacionit u sekuestruan 9 hotele, lokale motele, 2 skafe dhe 13 automjete vlera e të cilave shkon në 4.3 milion dollarë. Zoti Ibraj tha se u goditën 7 grupe kriminale dhe u arrestuan e ndaluan 83 persona.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të policisë shqiptare falë informacioneve tëgrumbulluara gjatë operacionit Mirazh 2004 deri në fund të muajit qershor u arrestuan edhe 32 persona të tjerë të cilët ishin të përfshirë në trafik të qenieve njerëzore.

//rd//

XS
SM
MD
LG