Lidhje

Bush: Kongresi të miratojë amendament kushtetues për të ndaluar martesat e homoseksualëve - 2004-07-10


Presidenti Bush tha se Kongresi amerikan duhet të miratojë një amendament kushtetues për të ndaluar martesat e homoseksualëve.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, presidenti tha se po i bëhet sfidë përkufizimit të martesës nga gjykatës-aktivistë, siç i cilësoi ai, si dhe individë të tjerë që përpiqen ta ndryshojnë këtë institucion.

Presidenti tha se kur shtetet dhe qytetet u japin certifikata martese personave të një gjinie, veprimet e tyre mund të jenë në kundërshtim me ligjet federale që e përkufizojnë martesën si bashkimi ndërmjet një burri dhe një gruaje.

Ai e cilësoi martesën si institucionin themeltar të civilizimit. Presidenti tha se kushtetuta është e vetmja mënyrë për ta mbrojtur martesën nga ri-interpretime gjyqësore, pasi asnjë gjykatë nuk ka fuqi ta anulojë një amendament kushtetues.//ii

XS
SM
MD
LG