Lidhje

Senatorët kërkojnë  emërimin pa vonesë të drejtorit të ri të CIA-s - 2004-07-11


Krerët e komisionit të senatit amerikan për çështjet e zbulimit thonë se Presidenti Bush duhet të emërojë pa vonesë një drejtor të ri të CIA-s, pas dorëheqjes të shefit të agjencisë George Tenet.

Senatori demokrat Jay Rockefeller thotë se CIA ka nevojë për një drejtor të përhershëm në këtë periudhë të rrezikshme për vendin, siç e quajti ai.

Senatori tha se për këtë post ka rreth 6 kandidatë, por ai përmendi me emër vetëm nënsekretarin e shtetit Richard Armitage. Edhe senatori republikan Pat Roberts, kryetar i komisionit, përmendi vetëm zotin Armitage.

Sot, nëndrejtori i CIA-s John McLaughlin filloi punën si drejtor në detyrë i kësaj agjencie.

Ish shefi i agjencisë Tenet e dha dorëheqjen muajin e kaluar në klimën e kritikave të ashpra ndaj CIA-s lidhur me informacionet amerikane të zbulimit në periudhën para ndërhyrjes në Irak.//ii

XS
SM
MD
LG