Lidhje

Bagdat: Arrestohen 525 kriminelë - 2004-07-13


Zyrtarët irakianë thanë se policia ka arrestuar më shumë se 525 kriminelë të dyshuar gjatë një dite të vetme bastisjesh në gjithë Bagdadit.

Zyrtarë të ministrisë së brëndshme thanë se shumë prej të arrestuarve dyshohen për krime të tilla si vjedhje, vrasje, rrëmbime dhe kontrabandë droge. Sipas zyrtarëve, shumë prej tyre ishin kriminelë, që Sadam Huseini liroi nga burgu në prag të ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar.

Ndërkaq në Irakun verior, një zyrtar i lartë kurd tha se forcat kurde dhe amerikane kanë arrestuar 15 anëtarë të grupit Ansar al-Islam, i cili ka lidhje me Al-Kaidën.

Në Mosul, kryengritësit sulmuan një patrullë të Gardës Kombëtare të Irakut, duke vrarë të paktën një ushtar dhe duke plagosur nëntë të tjerë. Në Bruksel, Ministri i jashtëm i Irakut, Hoshiyar Zebari, i bëri thirrje NATO-s që të fillojë stërvitjen e premtuar të forcave irakiane të sigurimit sa më parë të që jetë e mundur.

//rd//

XS
SM
MD
LG