Lidhje

SHBA bëjnë thirrje për unitet në luftën globale kundër Hivit dhe Sidës - 2004-07-14


Zyrtari i ngarkuar me politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Sidës, Randall Tobias, bëri thirrje për unitet në luftën globale kundër virusit që ka shkaktuar vdekjen e miliona njerëzve.

Duke folur sot në konferencën globale kundër sidës që po zhvillohet në Tailandë, zoti Tobias tha se të gjithë po përpiqen për të njejtin qëllim, eliminimin e virusit HIV.

Ndërsa ai fliste një grup në sallë filloi të protestonte. Protestuesit kritikonin politikën e presidentit Bush që këmbëngul në edukimin e të rinjve për të shmangur marrëdhpniet seksuale si masën kryesore, për të parandaluar sidën. Zoti Tobias theksoi se Uashingtoni është angazhuar për të ofruar 15 miliardë dollarë gjatë 5 vjetëve të ardhshëm për të luftuar sidën.

Por kritikët thonë se kjo shumë shoqërohet me një sërë kushtesh dhe sipas tyre ajo do të jetë e destinuar kryesisht për vendet qëp mbështesin politikën amerkane ndaj sidës. Shumë prej folësve në konferencën për sidën e kanë kritikuar politikën amerikane.

//ze//

XS
SM
MD
LG