Lidhje

Politika amerikane ndaj Evropës Juglindore: Puna e papërfunduar në Ballkan - 2004-07-15


Komisioni i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, organizoi dje nje seance dëshmishë me temën "Politika amerikane ndaj Evropës Juglindore: Puna e papërfunduar në Ballkan". Senatori Xhorxh Vojnoviç që drejtoi seancën tha se ndërkohë që Shteteve të Bashkuara u duhet te përmbushin zotimet e tyre në Irak, Afganistan e në pjesë të tjera të botë, ato nuk duhet të harrojnë sfidat ende të pakapërcyera në Ballkan. Para Komisionit te Senatit ishin thirrur për të dëshmuar zyrtarë të lartë te administratës, si dhe ekspertë amerikanë, nga Kosova e Serbia.

Zëvendës nën sekretarja e Departamentit të Shtetit, Kathlin Stivens tha synimi i politikës së Shteteve të Bashkuara në Ballkan është integrimi i këtij rajoni në bashkësinë e vlerave euro-atlantike të demokracise, shtetit ligjor dhe lirive individuale. Në këtë rrugë hasen edhe pengesa, tha ajo, perfshi një dekadë konflikti që la pas ndarje etnike dhe rrënim ekonomik; kriminelet e luftës që vazhdojnë të enden të lirë; çështja e afro 1 milionë refugjatëve dhe të shpërngulurve ende e pazgjidhur; kufijtë e pakontrolluar dhe shteti i dobët ligjor që paraqesin shqetësime të mëdha në fushën e të drejtave të njeriut dhe të sigurisë.

Megjithatë, tha zonja Stivens, Shtetet e Bashkuara kanë bërë përparime të qëndrueshme në ketë drejtim. Me ndihmen amerikane, tha ajo, në Maqedoni, zbatimi i marreveshjes së Ohrit ka larguar rrezikun e përsëritjes se konfliktit të armatosur ndëretnik dhe e ka shtyrë vendin drejt rrjedhave te integrimeve euro-atlantike.

Edhe, Shqipëria, tha zonja Stivens, vazhdon të bëjë përparim drejt integrimit më të gjërë euro atlantik. Ndihmës nën sekretarja e Shtetit tha se politika e Jashtme e Shqipërisë ndaj vendeve të rajonit, përfshi Kosovën, vazhdon të mbetet e moderuar dhe konstruktive. Marrëdhëniet amerikano-shqiptare në fushën e sigurimit, zonja Stivens i cilësoi si te shkëlqyera.

Në Kosovë, zonja Stivens, që pas trazirave të marsit palët kanë filluar të krijojnë urat e nevojëshme të dialogut dhe të trajtojnë çështjen kryesore, atë të ecjes përpara drejt përmbushjes së standartave. Pjesë e këtij përparimi, tha zyrtarja e Departamentit të Shtetit është edhe takimi i djeshëm organizuar nga zyra amerikane në Prishtinë mes përfaqësuesve të lartë të shqiptarëve e serbëve të Kosovës.

Ndërsa ndihmes nën sekretarja e Mbrojtjes, Mira Rekardel, i tha komisionit të Senatit se vështirësitë kryesore më të cilat ndeshet Kosova sot janë ato në fushën lirisë së lëvizjes dhe kthimit të pakicave. Prandaj, tha ajo, qëllimi ështe krijimi i shtetit ligjor dhe rindertimi i institucioneve të afta për krijimin e një mjedisi të sigurt për te gjithë banorët, dhe ndërkohë të sigurohet që t'i pritet rruga ekstremizmit, terrorizmit dhe elementëve kriminalë. Zonja Rekardel tha se kërcënimi kryesor vazhdon të vijë nga grupe të brendëshme ekstremiste e kriminale, disa prej të cilëve me lidhje nderkombëtare.

Ndihmës nën sekretarja e Mbrojtjes, Mira Rekardel, tha se pas trazirave të marsit, u bë e qartë se prania e KFOR-t është thelbësore për nxitjen e një zgjidhjeje politike, dhe njëkohësisht këto trazira nxorren në sipërfaqe disa dobësi të UNMIKUT dhe Shërbimit Policor të Kosovës. Zyrtarja e lartë e Pentagonit shprehu shpresë se administratori i ardhshëm Soren Jessen Petersen dhe ndihmësi i tij amerikan do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e punës së UNMIK-ut.

Në dëshminë e tij, ish këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Ballkanin, James Dobins, tani drejtor i qendrës për çështje të sigurimit ndërkombëtar pranë korporatës Rand, tha se arsyeja përse edhe pas 5 vjet paqeje, procesi i ripajtimi midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë nuk ka përparuar, duhet kërkuar në faktin se satusi i këtij rajoni mbetet ende i papërcaktuar. Zoti Dobins është i mendimit se politika e tanishme që kërkon plotësimin e standarteve përpara statusit, në mënyrën sesi është formuluar, shërben vetëm si mekanizëm vonese për përcaktimin e ketij statusi. Zoti Dobins thotë se nëqoftëse shqiptarëve do t'u thuhej qartë së çfarë statusi do të mund të fitonin, kjo do të nxiste së tepërmi edhe angazhimin e tyre për plotësimin e standarteve, të cilat gjithashtu është e nevojëshme të bëhen më të qarta. Zyrtari i lartë i korporatës Rand thotë se zvarritja e mëtejshme e përcaktimit të statusit ushqen tensionet etnike, duke i bere serbët e Kosovës më pak të prirur për t'a parë vetën si pakicë, dhe shqiptarët më të prirur për t'i konsideruar serbet si instrumentë të mundeshëm të aspiratave te revanzhizmit serb.

Analisti nga Beogradi, Ivan Vejdoda, tha se gjate këtyre viteve Ballkani ka bere shume përparime, por megjithatë Kosova vazhdon te mbetet çeshtja më e veshtirë per t'u zgjidhur. Zoti Vejvoda tha se në Kosovë e Serbi ka nga ata që e kuptojnë se e vetmja rruge drejt zgjidhjes është nëpërmejt bashkepunimit e dialogut, por ka edhe nga ata, si mes shqiptarëve dhe sërbëve, që vazhdojnë të ëndërojnë për zgjidhje maksimaliste. Analisti serb tha se gjallërimi i dialogut dhe gjetja e pikave të përbashkëta është sot detyrë e ngutshme e reformatorëve në Beograd dhe e politikanëve të moderuar në Prishtinë, të cilët duhet të mbështeten e ndihmohen edhe nga zyrtarët e zgjedhur, nga shoqeritë civile dhe institucionet ndërkombëtare.

Ndërsa ish zyrtari i departamentit të Shtetit, James O'Brian, tani analist pranë Grupit Albright, i tha komisionit të Senatit se megjithëse sfidat në Ballkan nuk janë pasoja të politikes amerikane, një politikë efektive amerikane mund të ndihmonte në përmirësimin e gjendjes. Serbia, Mali i Zi dhe Kosova, tha ai kanë nevojë për rolin udhëhëqës të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve. Në se ngurohet në këtë drejtim, qëllimi për të parë një Evropë të integruar e të lirë mund të mos arrihet, dhe ata që dëshirojnë të jetojnë në paqe e demokraci do të ndjeheshin të braktisur.

Analisti nga Kosova, Veton Surroi gjatë dëshmisë së tij vlerësoi nismën e nën sekretarit të Shtetit Mark Grossman për rishikimin e datës për cështjen e standarteve, por kritikoi mungesën e një qëndrimi të përbashkët amerikano-evropian mbi këte cështje. Kjo mungesë e politikës së përbashkët, në gjendjen që është Kosova, thjesht thellon edhe më tej dëshpërimin edhe kështu të thellë të popullsisë kosovare, tha analisti Surroi. Ai shprehu shpresën se zgjedhjet parlamentare te 23 tetorit dhe nisma për rivlerësimin e misionit te OKB-se në Kosovë, mund të krijojne hapësira për nisma të tjera dhe vendosjen e politikave të tanishme të komunitetit ndërkombëtar nën një këndvështrim të ri.

//rd//

XS
SM
MD
LG