Lidhje

Scheffer dhe Solana vizitojnë Bosnje-Hercegovinën - 2004-07-15


Sekretari i përgjithshëm i Natos, Jaap de Hoop Scheffer dhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Javier Solana janë në Bosnje-Hercegovinë për të riafrimuar vendosmërinë afatgjatë të organizatave të tyre në atë vend.

Agjencia e lajmeve e federatës mylsimano-kroate citoi zotin Scheffer të ketë thënë se ndërsa zyrtarët e NATO-s do ti kalojnë zyrtarisht operacionet paqeruajtëse tek trupat e Bashkimit Evropian në fund të vitit, aleanca nuk do të braktisë rajonin.

Agjencia tha se zoti Scheffer shprehu shpresën se Bosnja do të afrohet drejt strukturave euro-atlantike fillimisht të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian do ti përqëndrojë aktivitetet në grumbullimin e armëve të paligjshme, çaktivizimin e minave tokësore dhe arestimin e kriminelëve të luftës. Zyrtarët thanë se tranferimi është një hap i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e vazhdueshme në rajon.

XS
SM
MD
LG