Lidhje

Guvernatori Cani mbron nivelin e ulët të inflacionit në Shqipëri - 2004-07-16


Në Shqipëri guvernatori i Bankës Qendrore Shkëlqim Cani hodhi poshtë zërat sipas të cilave niveli i ulët i inflacionit dhe mbicmimi i lekut, monedhës vendase ka ndikuar negativisht mbi eksportet. Sipas tij janë një sërë faktorësh që kanë ndikur në forcimn e lekut, që nga stabiliteti makroekonmik deri te faktorët sezonalë si rritje e prodhimit bujqësor apo dhe rritja e zakonshme e ofertës për valutë në periudhën e verës. Ai deklaroi se zhvillimet monetare dhe kursi i këmbimit do të jenë objekt i konsultimeve të afërta me një mision të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në Shqipëri kohët e fundit po debatohet shpesh për shkaqet që kanë sjellë në një forcim të madh të monedhës vendase dhe ndikimeve që ky fenomen mund të ketë në ekonomi. Përfaqësues të biznesit por edhe specialistë të tjerë janë të mendimit se mbivlerësimi i monedhës vendase shoqëruar dhe më një inflacion të ulët po pengon eksportet e prodhimeve shqiptare dhe po favorizon rritjen e importeve. Por nuk ndan të njejtin opinion guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani i cili i referohet të dhënave dhe shifrave: "Sipas të dhenave të bilancit të pagesave gjatë viteve të fundit por edhe sipas zhvillimeve në tremujorin e parë të vitit 2004, rezulton se kanë patur rritje edhe eksportet edhe importet. Importet e kësaj periudhe (451 milion dollarë) u rritën rreth 14 përqind, ndërkohë që eksportet (136 milion dollarë) u rritën me 26 përqdin, pavarësisht mbicmimit të lekut ndaj euros dhe dollarit amerikan. Eksportet shqiptare në një shkallë të lartë janë ri-eksporte dhe në këtë rast ndikimet e kursit të këmbimit prekin si eksportet dhe importet".

Guvernatori Cani tha megjithatë se duke gjykuar mbicmimin e lekut si një dukuri jo shumë të favorshme, me potencial për të manifestuar lëvizje të anasjellta në një kohë të dytë, pas vendimeve për uljen e normës bazë të interesit, Banka ka ndërhyrë dhe në tregun e këmbimeve valutore. Si rezultat, shtoi ai gjatë javës së fundit pati një forcim të valutave ndaj lekut.

Guvernatori Cani shpjegoi se kjo situatë është e ndikuar nga disa faktorë: "Nëse i referohemi një periudhe më afatgjatë, shqiptarët kanë rritur besimin ndaj monedhës vendase si pasojë e një stabiliteti të qëndrueshëm makroekonomik. Në periudhën afatshkurtër, sigurisht që ndikimi më i rëndësishëm ka ardhur nga faktorë sezonalë që efektin më të madh e dhanë në muajin qershor. Hyrja e prodhimit vendas më shpejt dhe në vëllime më të mëdha se vitet e tjera ka ndikuar edhe në pakësimin e importeve për këto mallra, duke bërë që kërkesa për monedhë të huaj të ulet. Ndërkohë fillimi iefekteve sezonale ka shtuar më tepër ofertën e monedhës së huaj në tregun e brendshëm si pasojë e të ardhurave nga turistët dhe emigrantët".

Zoti Cani tha se megjithatë zhvillimet monetare dhe ato të kursit të këmbimit do të jenë objekt edhe i konsultimeve gjatë dy javëve të ardhshme me një mision të fondit monetar ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG