Lidhje

Beatles dhe filmat e rinj te javës - 2004-07-16


Kush thotë që fati nuk egziston?. Të kundërtën ka provuar një anglez i cili ka blerë për 36 dollarë një valixhe të vjetër në një treg australian, brenda së cilës ndodhej një pasuri e paçmueshme nga ish grupi i famshëm Beatles, me fotografi dhe regjistrime të pa publikuara ndonjëherë si dhe sende të tjera.

Brenda valixhes ndodhej një shirit regjistrimesh 4 orë e gjysëm i gjatë që thuhet se mes tjerash ka edhe këngë të John Lenon dhe Paul McCartneyt gjatë përgatitjeve të tyre. Ndër to janë edhe këngë të panjohura si, We can work it out dhe Cary baby cry. Një nga këto regjistrime të kompozuara nga Lennon dhe McCartney, I am in love, nuk është publikuar asnjëherë nga grupi Beatles. Thuhet se valixhja me thesarin e Beatles, i përkiste Mal Evans që punonte për grupin famoz dhe po përgatiste një disk regjistrimesh kur ai vdiq. Evans u qëllua për vdekje nga policia në Los Angeles gjatë një zënke kur ai mbante në dorë një pushkë.

Filmi i javes. Një histori e magjishme që ka në qendër Cinderellën.

Sam Montgomery është në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe jeton me njerkën Fiona dhe vajzën e saj që e trajton atë jo si motër por si shërbetore të familjes. Vajza që synon të vazhdojë studimet e larta në universitetin prestigjoz të Princtonit, njihet përmes internetit me djalin e ëndërrave të saj. Por në rrugë e sipër për tu takuar me të, ajo zbulon se princi i internetit është futbollisti i njohur i shkollës së saj dhe nga nxitimi për tu larguar, ajo harron telefonin celular para se të bjerë mesnata. Nga frika se mos djaloshi nuk do ta donte kur të mësonte se kush ishte ajo, Sam mundohet të menjanojë përpjekjet e futbollistit për gjetjen e princeshës së tij. Por a do ta japë veten Sam apo do të vazhdojë të fshihet...Shanset e fatit të saj varen nga vet ajo. Filmi A Cinderella story del sot në kinema.

Një nga novelat më të shitura të autorit John Irving e titulluar "A Widow for one year" është rikthyer në skenarin e filmit të ri që ka dalë në kinematë amerikane, "The door in the floor". Kim Basinger dhe Jeff Bridges janë ribashkuar pas 17 vjetësh për të debutuar sëbashku në këtë film.

Kim Basinger "Ai është aktori që preferoj më shumë...."

Kim Basinger luan me Jeff Bridges në filmin e ri, The door in the floor. Ata luajnë rolin e burrit dhe gruas që përballen me gjënë më të tmerrshme për prindërti, humbjen e fëmijës.

Por nuk është vetëm kjo. Karakteri i Basinger kërkon të ketë mardhënie intime me ndihmësin e burrit të saj, një djalosh 16 vjeçar. Ajo e di që kjo do ketë pasoja.

Kim Basinger "Dua që njerëzit ta kuptojnë se filmi nuk është rreth joshjes seksuale por rreth shoqërisë dhe partneritetit me një 16 vjeçar...po ka skena intime dhe nudo."

Basinger gjithmonë luan në filmat që i pëlqejnë asaj. Por shqetësimi i aktores mama, para se të pranojë të marrë përsipër një rol, është orari i punës.

Kim Basinger "Nuk dua të ndahem nga vajza ime. Kam xhiruar tre filma vitin e kaluar dhe regjisorët më kanë dhënë orarin që kam dashur dhe nuk jam larguar shumë nga vajza."

XS
SM
MD
LG