Qeveritë e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje paraprake lidhur me buxhetin prej 129 miliard dollarësh të vitit të ardhshëm.
Negociatorët e Bashkimit Evropian thanë sot se kanë rënë dakord të pakësojnë pak buxhetet në mënyrë që shpenzimet të mos i kapërcejnë prej më shumë se 1 për qind të ardhurat e përgjithshme kombëtare të bllokut, siç theksohet në rregulloren e Bashkimit.
Komisioni mbi buxhetin e Bashkimit Evropian diskutoi gjithashtu financimin e operacioneve paqeruajtëse në Irak si dhe ndihmat rajonale, si për shembull propozimet në të mirë të rajoneve turke të Qipros.
Një pjesë e madhe e buxhetit shkon për të subvencionuar fermerët në rajonet e varfra ekonomike. Votimi përfundimtar mbi buxhetin do të zhvillohet në dhjetor.
//rd//