Lidhje

Presidenti Bush shton buxhetin për luftën kundër trafikut njerëzor - 2004-07-16


Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë për t’i dhënë fund trafikut dhe skllavërisë së qenieve njerëzore në të gjithë botën.

Duke folur në një konferencë për trafikun njerëzor në shtetin e Floridës, i cili është me rëndësi kritike për zgjedhjet presidenciale, zoti Bush tha se administrata e tij ka miratuar disa ligje që synojnë të ndëshkojnë si trafikantët ashtu edhe klientët e tyre.

Presidenti shpalli gjithashtu një plan prej 14 milion dollarësh në ndihmë të agjencive lokale të rendit për luftimin e trafikut njerëzor.

Presidenti Bush tha se në bazë të ligjit të ri për mbrojtjen e viktimave të trafikimit, Shtetet e Bashkuara tani akordojnë 20 mijë viza të posaçme që u japin viktimave të njëjtin status si edhe refugjatëve.

//rd//

XS
SM
MD
LG