Lidhje

Më shumë se 320 vetë kanë vdekur nga përmbytjet në Indi, Bangladesh, dhe Nepal - 2004-07-17


Punonjësit e ekipeve të shpëtimit vazhdojnë përpjekjet për të arritur njerëzit në zona të largëta të Indisë, Bangladeshit dhe Nepalit, ku përmbytjet më të rënda në 17 vjet kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 320 njerëzve.

Lumenjtë e fryrë nga shirat tropikale kanë detyruar deri tani zhvendosjen e më shumë se 10 milionë banorëve në rajon.

Agjencia e OKB-së për fëmijë thotë se po përpiqet të sigurojë ujë të pastër për personat e zhvendosur nga përmbytjet me qëllim që të parandalojë shpërthimin e sëmundjeve. Zyrtarë të UNICEF-it thanë se po punojnë për të siguruar edhe pajisjen me ilaçe dhe furnizime të nevojshme në rajon. Agjencia po dërgon edhe një milionë tableta për pastrimin e ujit në Bangladesh. //kk//

XS
SM
MD
LG