Lidhje

Kryeministri palestinez ofron dorëheqjen - 2004-07-17


Kryeministri palestinez Ahmed Kureia ofroi sot dorëheqjen, por udhëheqësi palestinez Yaser Arafat nuk e lejoi të largohet nga posti.

Ligjvënësit palestinezë që janë mbledhur në një atosferë krize në Bregun Perëndimor, thanë se zoti Kureia ofroi dorëheqjen pasi zoti Arafat bëri të ditur se do të zëvendësojë dy zyrtarë të lartë të sigurimit.

Zhvillimet e sotme politike pasuan një numër rrëmbimesh në Gazë nga ekstremistë që kërkojnë reforma kundër korrupsionit, të cilat zoti Arafat i ka kundërshtuar. Zoti Kureia zhvilloi një mbledhje urgjente të kabinetit të tij pas rrëmbimeve të djeshme dhe autoritetet përforcuan rojet përreth ndërtesave qeveritare.

XS
SM
MD
LG