Lidhje

Kryeministri palestinez pranon të qëndrojë në postin e tij - 2004-07-20


Zyrtarë palestinezë thonë se kryeministri Ahmed Kureja ka rënë dakord të qëndrojë në postin e tij, të paktën tani për tani, pas këmbënguljes së presidentit Jaser Arafat.

Zyrtarët palestinezë thanë se zoti Kureja i tha sot presidentit Arafat se ai ende synon të japë dorëheqje në qoftë se zoti Arafat nuk i jep më shumë kompetenca kabinetit palestinez për të reformuar forcat e sigurimit, të cilat shikohen në përgjithësi si të korruptuara.

As presidenti Arafat dhe as kryeministri Kureja nuk bënë komente për gazetarët pas një takimi emergjent të kabinetit sot në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Të hënën, zoti Arafat shkarkoi kushëririn e tij, që e kishte emëruar kohët e fundit në postin e shefit të sigurimit të Gazës dhe riemëroi në këtë detyrë ish shefin e mëparshëm që e kishte shkarkuar. Emërimi i kushëririt në atë post shkaktoi 2 ditë protestash të dhunshme në Gaza lidhur me njoftimet për korrupsion në Autoritetin Palestinez.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan u bëri thirrje palestinezëve që të zbatojnë menjëherë reforma në fushën e sigurimit për të shmangur një krizë.

//ze//

XS
SM
MD
LG