Lidhje

Bush: Shtëpia e Bardhë në pritje të raportit 9/11 - 2004-07-21


Media amerikane thotë se raporti përfundimtar i komisionit që po heton sulmet terroriste të 11 shtatorit përmend rreth 10 raste, që raporti i cilëson si “mundësi të humbura”, për të ndaluar rrëmbyesit e aeroplanëve, por gjithsesi raporti nuk arrin në përfundimin se sulmet mund të ishin parandaluar.

Rrjeti televiziv NBC dhe gazeta Uashington Post thonë se mes rasteve të humbura është dështimi i CIA-s për zbuluar se ku ishin dy prej rrëmbyesve si dhe disa përpjekje të tjera të pasuksesshme për të vrarë udhëheqësin e Al-Kaidës Osama Bin Laden.

Komisioni pritet ta bëjë publik raportin prej 600 faqesh nesër. Presidenti Bush tha sot se ai është në pritje të raportit dhe shtoi se qeveria amerikane po bën gjithshka mundet për të parandaluar një sulm tjetër terrorist.

XS
SM
MD
LG