Lidhje

Solomon Passy: Bullgaria ka filluar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian - 2004-07-23


Ministri i jashtëm i Bullgarisë, Solomon Passy, tha se vendi i tij ka filluar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian më 1 janar të vitit 2007. Zoti Passy i bëri këto komente në një forum të zhvilluar dje në Washington, i cili u organizua nga Qendra për Studimet Strategjike dhe ndërkombëtare.

Ministri Passy tha se Bashkimi Evropian ka realizuar 3 arritje të rëndësishme në vitet e fundit. Ato janë hedhja në treg e monedhës euro në vitin 1999, zgjerimi këtë vit për të përfshirë 10 anëtarë të rinj, 8 prej tyre nga Evropa Lindore, si dhe një marrëveshje, po këtë vit, për një kushtetutë të re. Vendet anëtare do të fillojnë procesin e ratifikimit të kushtetutës nga fundi i këtij viti.

37 vjeçari Passy, matematicient dhe ekspert kompjuterish, tha se edhe Bullgaria ka bërë përparime të rëndësishme kohët e fundit, si për shembull anëtarësimi këtë vit në aleancën mbrojtëse të NATO-s, një angazhim ky për anëtarësim të hershëm në Bashkimin Evropian, si dhe niveli prej 5 përqind i zhvillimit ekonomik të vendit. Zoti Passy tha se Bullgaria është në pozitë të fitojë mbi 4 miliardë dollarë ndihma nga Bashkimi Evropian.

Bullgaria ka këtë vit radhën e kryesisë së Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, me seli në Vjenë. Në rolin e tij si kryetar i zyrës së OSBE-së, zoti Passy vizitoi kohët e fundit Kosovën, skenë e trazirave kundër sërbëve në muajin mars, nga të cilat më shumë se 1 mijë veta mbetën pa strehë. Zoti Passy tha se shqiptasrët e Kosovës nuk mund të presin të përfitojnë nga dhuna ndër-etnike.

“Ne ua thamë këtë udhëheqësve të shqiptarëve të Kosovës. Ne u takuam gjithashtu me përfaqësuesit e pakicës sërbe. Ne vizituam kampet ku janë strehuar njerzit e pastrehë. Kjo është një tragjedi, një tragjedi e madhe.”

Zoti Passy nuk pranoi të thoshte në se mbështet pavarësinë e Kosovës, ku paqëruajtësit e NATO-s vazhdojnë të garantojnë sigurinë, 5 vjet pas fushatës së bombardimeve të NATO-s për të detyruar tërheqjen e forcave sërbe nga rajoni.

//ze//

XS
SM
MD
LG