Lidhje

Admistrata amerikane fillon zbatimin e rekomandimeve të Komisionit për 11 shtatorin - 2004-07-24


Presidenti Bush tha se adminsitrata e tij ka filluar tashmë të zbatojë shumë prej rekomandimeve të paraqitura këtë javë nga Komisioni hetimor mbi sulmet e 11 shtatorit.

Por sot gjatë fjalimit të tij të përjavshëm në radio, , të cilat bëjnë thirrje për krijimin e një posti të ri në nivel kabineti për një drejtor të agjencive të zbulimit si dhe për krijimin e një departamenti anti-terrorizëm.

Presidenti ka udhëzuar shefin e personelit të Shtëpisë së Bardhë Andrew Card, për të bërë një rishikim të raportit përfundimtar. Presidenti përmendi operacionet e tanishme në Irak dhe Afganistan si shembuj të asaj që ai e quajti përpjekje të vazhdueshme dhe të pandërprera në luftën që Shtetet e Bashkuara po bëjnë kundër terrorizmit.

Të ndodhur nën trysni të madhe, disa udhëheqës të Kongresit janë zotuar të organizojnë seanca dëgjimore prë përfundimet e Komisionit të 11 shtatorit gjatë muajit gusht kur zakonisht kongresi është me pushime. Udhëheqësit e Seantit shpresojnë të hartojnë një paketë ligjore deri më 1 tetor që të gëzojë mbështetjen e të dyja partive, lidhur me rekomandimet e Komisionit.

XS
SM
MD
LG