Lidhje

Presidenti Bush, rivali i tij Kerry angazhohen se do të zbatojnë rekomandimet  e Komisionit të 11 shtatorit - 2004-07-26


Si presidenti Bush, ashtu edhe rivali i tij demokrat John Kerry po angazhohen se do të ndërmarrin masa të menjëherëshme, në bazë të rekomandimeve të paraqitura nga komisioni që hetoi sulmet e 11 shtatorit.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se administrata e Presidenit Bush ka në plan të veprojë aktivisht në bazë të rekomandimeve gjatë ditëve dhe javëve të ardhëshme dhe po shqyrton se cilat prej tyre mund të zbatohen me urdhër ekzekutiv.

Presidenti Bush pritet ta diskutojë këtë çështje në fermën e tij në Teksas sot me Këshilltaren e Sigurimit Kombëtar, Condoleezza Rice.

Në një intervistë botuar dje në gazetën New York Times, zoti Kerry tha se nëse zgjidhet ai do të zbatojë menjëherë shumicën e sugjerimeve të komisionit për përmirësimin e sigurisë në vend.

Zoti Kerry nuk i përmendi propozimet me të cilat ishte dakord, por tha se e kishte lexuar raportin dhe kishte gjetur të paktën 24 rekomandime që mund t’i vinte në jetë, duke përdorur kompetencat e presidentit.

Anëtarë të komisionit të 11 shtatorit po kërkojnë me këmbëngulje që të merren masa për propozimet e tyre, duke thënë se ato janë të nevojshme për të mbrojtur vendin nga sulme të tjera terroriste.

XS
SM
MD
LG