Lidhje

Një firmë jordaneze që punon për ushtrinë amerikane në Irak thotë se do të tërhiqet prej andej - 2004-07-27


Një firmë jordaneze e cila punon për ushtrinë amerikane në Irak thotë se do të tërhiqet prej andej për të garantuar lirimin e dy punonjësve të saj të mbajtur peng nga kryengritësit.

Presidenti i kompanisë Daoud thotë se po u jep fund operacioneve në Irak dhe se po i tërheq punëtorët e tij për të plotësuar kërkesat e kryengritësve. Në një video-kasetë, peng-mbajtësit thoshin se mund t’i vrisnin të dy shoferët e saj, nëse kompania nuk ndalonte veprimtarinë në Irak.

Sot, të afërm të dy pengjeve thuhet se kanë kërcënuar për dhunë ndaj kompanisë, në qoftë se kjo e fundit nuk plotëson kërkesat e kryengritësve.

Ndërkohë, një sulm me mortaja në qendër të Bagdadit shkaktoi vdekjen e një civili irakian dhe plagosjen e 14 trupave të koalicionit pranë kompleksit i cili ruhet nën masa të forta dhe ku ndodhen zyrat e qeverisë irakiane të ambasadës amerikane.

//ze//

XS
SM
MD
LG