Lidhje

OSBE - zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri duhet të jenë të  lira dhe transparente - 2004-07-27


Ambasadori amerikan i beri keto komente ne përfundim të takimit me Kryetarin e Partisë Demokratike të opozitës Sali Berisha. Ambasadori Minikes ishte në Shqiperi në një vizitë dy ditore, ku u takua me kryeministrin Fatos Nano, Ministrin e jashtëm Kastriot Islami dhe me drejtuesit e perfaqesisë së OSBE-se në Tiranë

Qëllimi i kesaj vizite siç tha ai, ishte të mesonte nga udheheqesit shqiptarë mbi pergatitjet për zgjedhje. Ne votimet e ardhshme u shpreh ambasadori amerikan, duhet të zgjidhen njerëz të besueshem në një proces të hapur dhe të drejtë. U takon shqiptarëve, saktesoi ai, që të vendosin se çfarë do te bëhet me vendin e tyre.

Aktualisht, në Shqipëri ka filluar procesi i reformës zgjedhore. Një komision i përberë nga te dy krahet e parlamentit shqiptar, brenda dy muajve duhet te percaktojë të gjithë ndryshimet që do t'i bëhen kodit elektoral në bazë të rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it.

XS
SM
MD
LG