Lidhje

Turqi: Partia kryesore opozitare bën thirrje për një sesion special të parlamentit - 2004-07-27


Partia kryesore opozitare në Turqi ka bërë thirrje për një sesion special të parlamentit për të hetuar rreth aksidentit të trenit të shpejtësisë së lartë që la dhjetra pasagjerë të vdekur javën e kaluar.

Drejtuesi i Partisë Republikane Popullore, Esref Erdem tha sot se do t’u kërkonte ligjvënësve që janë me pushimet e verës, të mblidhen në muajin gusht për të diskutuar rreth masave ndëshkimore për ministrin e transportit Binali Yildririm.

Përplasja e trenit në pjesën veriperëndimore të Turqisë ndoshi dy muaj pasi autoritetet inaguruan linjën e shpejtësisë së lartë ndërmjet Ankarasë dhe Stambollit.

Shkaku i aksidentit i cili la 38 të vdekur dhe dhjetra të plagosur, nuk është përcaktuar ende. Kritikët kanë thënë se platforma e vjetëruar ku janë vendosur shinat mund të mos ketë përballuar trenin e shpejtësisë së lartë. Tre punonjës të hekurudhës u akuzuan javën e kaluar për neglizhencë në detyrë.

//ze//

XS
SM
MD
LG