Lidhje

Irak: Të paktën 68 të vrarë nga një shpërthim vetëvrasës - 2004-07-28


Një shpërthim vetëvrasës me makinë bombë shkaktoi vdekjen e të paktën 68 personave në Irak, dita me më shumë viktima që kur u bë transferimi i pushtetit tek qeveria kalimtare e Irakut më 28 qershor.

Ministria irakiane e shëndetësisë thotë se mbi 50 vetë u plagosën nga shpërthimi në qytetin e Bakubës.

Shpërthimi i fuqishëm shkatërroi një treg pranë një qendre për rekrutimin e policëve në Bakuba, rreth 50 kilometra në veri të Bagdadit.

Shumë nga viktimat po prisnin në rradhë për t’u bërë anëtarësuar në forcën e policisë. Të paktën 21 nga viktimat ishin në një autobus që po kalonte aty pranë kur shpërtheu bomba.

Dëshmitarët e përshkruajnë vendin e ngjarjes, si të përfshirë nga rrënimi. Ata thonë se pjesë trupash ngelën të përhapur në gjithë rrugën, e cila u mbulua nga copra metali dhe xhamash të mbuluara me gjak.

Zyrtarët e spitalit thonë se dhjetra persona u plagosën. Është numri më i madh i viktimave shkaktuar nga një sulm kryengritës që pak para transferimit të pushtetit para një muaji.

Po në Irak, ushtria polake thotë se një betejë me armë shpërtheu mes kryengritësve dhe forcave të koalicionit e trupave irakiane, qytetit jugor të Babilonisë, në zonën e kontrolluar nga polakët.

Në një deklaratë të koalicionit thuhet se trupat irakiane vranë 35 guerrilje dhe kapën më shumë se 40. Nga luftimet humbën jetën 7 ushtarë irakianë dhe u plagosën 10 të tjerë. //kk//

XS
SM
MD
LG