Lidhje

Arabia Saudite propozon krijimin e një force sigurimi nga vende myslimane në Irak - 2004-07-29


Arabia Saudite propozoi krijimin e një force sigurimi nga vende myslimane për të shërbyer në Irak.

Ministri i jashtëm Saudit, Saud Al-Faisal, diskutoi mbi këtë forcë të mërkurën gjatë bisedimeve në Xhedah me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Colin Powell.

Një zyrtar i lartë saudit thotë se në këtë forcë do të kontribuonin vende myslimane të Lindjes së Mesme dhe Azisë, por jo vende-fqinje me Irakun. Ai tha se kjo forcë do të dislokohej me kërkesë të Irakut dhe nën flamurin e Kombeve të Bashkuara.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit thotë se Shtetet e Bashkura janë të interesuara ndaj kësaj ideje, por se do të dëshëronin të dinin hollësi të tjera.

Po të mërkurën, më parë, zyrtarë sauditë dhe Kryeministri i Përkohshëm i Irakut, Iyad Allawi, njoftuan se të dy vendet po rivendosnin marrëdhëniet diplomatike që u prishën pas shpërthimit të luftës së Gjirit Persik në vitin 1991. //az//

XS
SM
MD
LG