Lidhje

Gjenerali kroat i Bosnjes Tihomir Blaskic shkoi në Zagreb pasi u lirua nga burgu me urdhër të Gjykatës së Hagës - 2004-08-02


Gjenerali kroat i Bosnjes, Tihomir Blaskic shkoi në Zagreb pasi u lirua nga burgu me urdhër të Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës, në Hagë.

Gjenerali shkoi në kryeqytetin kroat, disa ditë pasi një komision i gjykatës së apeleve e shkurtoi dënimin e tij nga 45 në 9 vjet. Blaskic kishte bërë 8 vjet burgim dhe gjykata dha urdhër për lirimin e tij para kohe.

Gjykata e apelit shfuqizoi 16 nga 19 akuzat e ngritura fillimisht ndaj gjeneralit. Gjykata e dënoi fillimisht gjeneralin për ”përgjegjësi në dhënien e urdhërave” lidhur me vdekjen e rreth 100 civilëve myslimanë në një fshat në Bosnje-Hercegovinën Qendrore në fillim të viteve ’90.

Avokatët e gjeneralit thanë gjatë mbrojtjes se Blaskic nuk mund të kishte kontroll mbi njësitë që kryenin operacione.

//ze//

XS
SM
MD
LG